Pas 22 vjetëve, familjes Duraku nga Krusha e Madhe i kthehet uniforma e djalit dëshmor .
Uniformën e djalit të vrarë në lufte, e kanë të lehtë ta njohin.
Këtë uniformë, që tani qëndron në odën e familjes Duraku, dikur me krenari e mbante veshur, luftëtari i UCK-së nga Krusha e Madhe, Enver Duraku.
Ky i fundit, u plagos me 28 mars të vitit 1999 gjatë luftimeve të ashpëra me forcat serbe, në fshatin Dobërdolan të Suharekës.
Ndërkohë ndërroi jetë disa ditë më pas nga plagët e marra.
E pas 22 vjetve, uniforma e dëshmorit 20 vjecar, iu kthye familjes nga bashkëluftetarët e tij.
Ndërsa kjo, për nënën e tij, Fetijen, e zbuti sadopak dhimbjen për djalin e vrarë.
Tani në moshë të shtyrë, nëna Fetije, e kujton në detaje takimin e fundit me djalin më të vogël të shtëpisë, Enverin.
Por, pak kohë pas kësaj, Fetije Duraku mori lajmin, që djali i saj më shokë, ka rënë për liri.
Por, pavarësisht kësaj, brezat e rinj kanë zënë vendin e të vjetërve në këtë shtëpi.
Njëri nga ta, është edhe Enver Duraku i ri njëvjeçar.
Por, përveç Enverit, familja Duraku humbi edhe shume anetarë të tjerë te familjes në luftë.
Në masakrën e Krushës së Madhe, kësaj familjeje iu vranë gjithësej 8 anëtarë, përshirë babain e Enverit, Eqremin dhe të gjithë axhallarët.