Përgjatë gjashtë ditëve të fushatës zgjedhore partitë politike janë ndëshkuar me rreth 60 mijë euro gjoba. Ankesat për shkelje të Kodit të Mirësjelljes janë adresuar nga subjektet politike dhe nga organizatat joqeveritare, por jo nga qytetarët, shkruan sot gazeta Zëri.
Tash kur na ndajnë vetëm edhe pak ditë deri në datën e zgjedhjeve (6 tetor) subjekteve politike u janë shqiptuar rreth 60 mijë euro gjoba nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). Drejtues të këtij paneli kanë njoftuar se ankesat janë paraqitur nga organizatat joqeveritare që monitorojnë fushatën zgjedhore, si dhe nga subjektet