Mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm.
Gjatë ditës së sotme do të jetë mot me diell dhe vranësira, ndërsa orëve të pasdites mund të bie shi përgjatë viseve malore.
Temperaturat e ajrit do të luhaten brenda vlerave mesatare, me tendencë të një rënie të lehtë ditën e diele. Minimalet nga 15C deri në 17C, ndërsa maksimalet 26C deri në 32C.
Mot i nxehtë do të jetë edhe të premten (nesër). Gjatë ditës do të ketë vranësira, e në mbrëmje pritet të ketë rrebeshe shiu me bubullima.
Nga dita e premte fusha të presionit të ulët nga Europa perëndimore do të shtrihen mbi rajon, që në fundjavë sjellin destabilizim të motit me rrebeshe shiu dhe bubullima.