“Prishtina Weather” parasheh mot kryesisht me diell në fundjavë.
Mot me vransira dhe diell parashihet të mbajë në ditët e para të javës së ardhshme, e orëve të pasdites përreth viseve malore paraqiten mundësi për reshje të dobëta lokale shiu, derisa temperaturat shënojnë një rritje të lehtë.
Datat:
19.09 – Paradite pjesërisht vranët, e gjatë ditës kryesisht me diell.
20.09 – Kryesisht me diell.
21.09 – Pas mëngjesit të freskët, ditën kryesisht me diell dhe ngrohtë. Pasdite përreth viseve malore mundësi për riga lokale shiu.
22.09 – Ngrohtë, vransira dhe intervale me diell. Rreth viseve malore orëve të pasdites mundësi për reshje lokale shiu.
23.09 – Vransira dhe intervale me diell. Mundësi për riga lokale shiu.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 9C deri në 12C, ndërsa maksimalet nga 24 deri 28C.
Era do të fryj kryesisht nga verilindja, e lehtë dhe mesatare 3-8m/s.
Shtypja atmosferike në rritje mbi vlera normale, e më pas gradualisht në rënie.