Në vendin tonë nesër dhe pasnesër do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, më të theksuara për gjatë relievit malor.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-13 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-7m/s.”, njofton IHMK.