Drejtori i Arsimit në Komunën e Malishevës, Blerim Thaçi, ka folur për videon që është publikuar në media ku shihet një mësues duke ushtruar dhunë ndaj disa nxënësve në shkollën fillore “Naim Frashëri” në fshatin Banjë të këtij qyteti, transmeton Gazeta Sinjali.
Ai ka thënë se çdo veprim në formë të tillë nga mësimdhënësit është i papranueshëm.
“Ne kemi kontaktuar me drejtorin e shkollës, ende nuk i dimë shkaqet dhe arsyet se pse ka ndodhur një veprim i tillë. Kemi kërkuar nga drejtori që të bëjë një raport për ngjarjen që ka ndodhur, ai ka zhvilluar një takim me këshillin e shkollës dhe do ta sjellë një raport për tërë ecurinë e ngjarjes. Kjo video është realizuar me aq sa kam informacion para dy apo tre ditëve”, ka thënë ai në Klan Kosova.
“Në fillim mendohet se kjo video kishte qarkulluar nëpër nxënës dhe më pas dikush e kishte marrë dhe ua kishte përcjellë mediave. Ky veprim i mësimdhënësi është i papranueshëm, por nuk është i pranueshëm edhe veprimi i mbajtjes së telefonit nga nxënësit të cilët e kanë bërë videon, që është në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Arsimit”.
Thaçi ka shtuar se mësimdhënësi është ndaluar nga policia, pas këtij veprimi ai ka thënë se do të ndërmarrin masa që janë konform anës ligjore