• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Paralajmërohen hetime të vdekjeve nga koronavirusi në azilet e pleqve

27/08/2020 - 15:09:47
Paralajmërohen hetime të vdekjeve nga koronavirusi në azilet e pleqve

Departamenti i Drejtësisë njoftoi të mërkurën se po shqyrtonte mundësinë për të hetuar katër shtete lidhur me rregullat që kërkojnë nga shtëpitë e pleqve që të pranojnë pacientë me koronavirus, duke thënë se rregulloret mund të kenë çuar në vdekjen e mijëra pacientëve të moshuar.

Të katër shtetet në fjalë – Nju Jorku, Nju Xhersi, Pensilvania dhe Miçigani – drejtohen nga guvernatorë demokratë. Ligjvënësit republikanë dhe kritikë të tjerë, prej kohësh kanë pohuar se rregullat e vëna kanë shkaktuar një numër të lartë vdekjesh në mënyrë disproporcionale në institucionet e kujdesit afatgjatë në këto shtete.

Lexo më shumë

Memli Krasniqi i thot po takimit të ftuar nga presidentja Osmani

Memli Krasniqi i thot po takimit të ftuar nga presidentja Osmani

May 12, 2025
10
Numërohen 47.8% e kutive të votimit, PS kryeson

Numërohen 47.8% e kutive të votimit, PS kryeson

May 12, 2025
24

Në letra të veçanta për guvernatorët e të katër shteteve, Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm Eric Deriband ka kërkuar të dhëna të shumta, që nga numri i njerëzve që u pranuan në shtëpitë e të moshuarve, pasi ishin prekur me koronavirus, e deri tek numri i viktimave në këto institucione.

Më shumë se 40% e afro 180 mijë vdekjeve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara janë të lidhura me azilet e pleqve, sipas një analize nga gazeta New York Times.

Në Nju Jork, guvernatori Andrew Cuomo u përball me kritika lidhur me një urdhër të lëshuar në muajin mars që kërkonte që shtëpitë e të moshuarve të pranonin pacientë të infektuar me koronavirus.

“Asnjë banori nuk duhet t’i refuzohet ripranimi apo pranimi (në azilin e pleqve) vetëm bazuar në diagnoza të dyshuara apo konfirmuara me COVID-19”, thuhet në urdhrin e dhënë nga Cuomo më 25 mars.

Nën presion, ai ndryshoi urdhërin në muajin maj, duke thënë se vetëm pacientët që kishin rezultuar negativë mund të dërgoheshin në shtëpitë e pleqve.

Ndërkohë, Departamenti i Drejtësisë tha se po shqyrton nëse do të hapë hetime sipas një ligji federal që mbikëqyr të drejtat civile të banorëve në azilet e pleqve.

“Divizioni i të Drejtave Civile kërkon të përcaktojë nëse urdhrat e shteteve që kërkonin pranimin e pacientëve me COVID-19 në shtëpitë e të moshuarve janë përgjegjës për vdekjet e banorëve në azilet e pleqve”, tha Departamenti i Drejtësi në një deklaratë.

Share5TweetSendShareSend

Related Posts

Memli Krasniqi i thot po takimit të ftuar nga presidentja Osmani
Lajme

Memli Krasniqi i thot po takimit të ftuar nga presidentja Osmani

May 12, 2025
10
Numërohen 47.8% e kutive të votimit, PS kryeson
Lajme

Numërohen 47.8% e kutive të votimit, PS kryeson

May 12, 2025
24
Vjosa Osmani në 23-vjetorin e vrasjes së Ilir Konushevcit: Ai dhe liria janë një
Lajme

Osmani u ka dërguar ftesat partive për konsultime rreth ngërçit

May 12, 2025
10
Ramushi i kujton betejat në Ratkoc, Vrajakë, Bratotin e Malësi të Vogël
Lajme

Ramushi i kujton betejat në Ratkoc, Vrajakë, Bratotin e Malësi të Vogël

May 12, 2025
9
Termokos prezanton projektin Solar4Kosovo, për këto lagje të Prishtinës
Ekonomia

Termokos prezanton projektin Solar4Kosovo, për këto lagje të Prishtinës

May 12, 2025
4
PKK i jep fund konfliktit 50-vjeçar me Turqinë, vendos të shpërbëhet
Bota

PKK i jep fund konfliktit 50-vjeçar me Turqinë, vendos të shpërbëhet

May 12, 2025
21
Next Post
Shkalla e papunësisë në tre mujorin e parë të 2020-s është 25.0 përqind

Shkalla e papunësisë në tre mujorin e parë të 2020-s është 25.0 përqind

Më të fundit

  • Memli Krasniqi i thot po takimit të ftuar nga presidentja Osmani
  • Numërohen 47.8% e kutive të votimit, PS kryeson
  • Osmani u ka dërguar ftesat partive për konsultime rreth ngërçit
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi