Një autobus ka shpërthyer në flakë ditën e sotme në Tiranë.
Sipas policisë rreth orës 13:00, në Paskuqan si pasojë e një defekti teknik në pjesën e motorrit ka marrë flakë në ecje mjeti autobuz me drejtues shtetasin E.J.
Nga zjarri nuk ka njerëz të lënduar, ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.