Mediet e huaja kanë publikuar momentet e vrasjes së gazetares së Al Jazeera, Shereen Abu Aqla.
Ajo kishte veshur një jelek të medies dhe mbante një helmetë në kokë, por nuk mund t’i shpëtonte plumbit.
Video:
Gazetarja u qëllua nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar, sipas ministrisë palestineze të shëndetësisë. Ajo u godit nga një plumb në kokë ndërsa mbulonte bastisjet izraelite në qytetin e Jeninit dhe u dërgua me urgjencë në spital në gjendje kritike, sipas ministrisë dhe gazetarëve të Al Jazeera.
Atë e deklaruan të vdekur në spital, tha ministria./Telegramisot