Policia e Kosovës ka bllokuar zonën rreth hotelit “Princi i Arbërit”, për shkak se dyshohet që në afërsi të saj janë hedhur dy granata dore. Telegrami Sot ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.
Në pamje shihet se Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti po hetohet. Dicka të tillë ka konfirmuar për Telegramin edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Telegrami Sot gjithashtu mëson se granatat e dorës kanë shpërthyer jashtë hotelit “Princi i Arbërit”.