Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Matthew Palmer edhe në Beograd ka theksuar se SHBA përkrah vazhdimin e dialogut Kosovë – Serbi.
Ai, sot u taku me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, derisa kjo e fundit ka potencuar se Serbia është e vendosur në vazhdimin e dialogut. Ai, ka shtuar se Prishtina duhet t’i përmbushë detyra e saj, raporton Tanjug.
Bërnabiq e Palmer biseduan për gjendjen e raporteve dypalëshe, vazhdimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, marrëdhëniet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve.