Fotografia që u publikua mbrëmë ku anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla shihet bashkë në një tavolinë me Marko Gjuriqin, të ashtuquajturin drejtor në Zyrën për Kosovën pranë Qeverisë së Serbisë, ngjalli shumë reagime.
Kjo fotografi u kap në Tiranë, gjatë një debati për demokracinë.
Në ndërkohë, mbrëmë Ballkani.info publikoi edhe një fotografi tjetër nga Berlini ku lideri i VV-së, Albin Kurti shihet i ulur pranë Gjuriqit.
Reagime nuk ka pasur vetëm nga kundërshtarët politikë të VV-së, por edhe nga disa anëtar e simpatizantë të kësaj partie.
Njëra nga aktivistet që ka reaguar për foton e Sveçlës me Gjuriqin është edhe Mevlyde Idrizi, asambleiste e VV-së në Kuvendin Komunal të
Pejës
Ai ka kërkuar që Sveçla të kërkoi falje.
Ajo thotë se ai është dashur të jetë më i kujdesshëm.
Reagimi i plotë i Mevlyde Idrizit:
Xhelali eshte themelues i Vetevendosjes. Ka nje aktivitet angazhim dhe pune shumevjeqare, pa u lekundur kurre, pa u frikesuar kurre, dhe çdo gabim i tij sado i vogel qe mund te jete, me dashje apo pa dashje e pa fajin e tij, neve aktivisteve qe ja njohim punen e pandalshme, na duket shume. Xhelalin e rrespektojne te gjithe, dhe nuk e zbeh rrespektin nje gabim i vogel, e qe ndoshta eshte dashte me u tregu me i kujdesshem karrshi situatave, sepse VV-ne menxi presin me pa dikund apo diqka ne gabim qe me ju qele goja te gjitheve.
Pritshmerite e popullit nga Vetevendosja ne krye me Albinin Kryeminister jane shume te medha, dhe e shohin si shpresen e fundit per Kosoven. Prandaj nje kerkim falje nga Xhelali per gabimin (ndoshta jo fare gabimi i tij, por ka ra pre e nje fotoje te nje momenti qe na la pa fjale neve qe e rrespektojme dhe ja njohim kontributin shumevjeqare) do te ishte shume njerezore, do te ishte madheshti, mu sikur
Xhelali qe qendroje e ishte madheshtor per shume vite ne Vetevendosje.
Por edhe nuk duhet marre si dashakeqe kritikat qe ja bem Xhelalit disa nga ne aktivistet qe e duam dhe rrespektojme
Vetevendosja dhe deputetet e saj duhet te jene shembull i se mires, duhet te jene pak te gabueshem dhe shume te kujdesshem ne situata qe mund te bin pre e fotove apo lajkave, apo edhe situatave te montuara, sepse ky popull shpresen e vetme e ka te deputetet e Vetevendosjes, ne krye me Albinin
Ne jemi ndryshe, dhe te tille edhe duhet te jemi ne publik
Pse jemi ndryshe, edhe jemi Vetevendosje. Kritika e mirefillte ne mes nesh duhet te vleresohet si dashamiresi, konstruktivitet dhe permiresim i gabimeve te vogla e qe per Vetevendosjen te tjeret i shohin shume te medha, i shohin me llupe
Ne Vetevendosje jemi ndryshe, per ndryshe na votuan dhe na besuan
Xhelal, me gjithe rrespektin per ty, kerkim falja te ben madheshtor, ashtu sikur te beri puna e vepra madheshtor per shume vite
Me Vetevendosjen. Me Albinin Kryeminsiter. Me Deputetet e Vetevendosjes pa dallim, kur jane te suksesshem. Me Deputetet, Aktivistet,
Dashamiret e Simpatizantet e Vetevendosjes edhe kur gabojne e kritikojne per te miren e Vetevendosjes
Pa kritike konstruktive e te mirefillte nuk ka suksese
Wazhdojme me Vetevendosjen me Albinin Kryeminsiter