Pajisja e dizajnuar për të pastruar oqeanet nga mbetjet plastike ka rezultuar një sukses.
Pas testimit të parë ajo arriti të mbledhë një sasi të madhe mbeturinash nga Oqeani Paqësor për herë të parë.
Inxhinieri që krijoi këtë sistem është Boyan Slat nga Holanda, i cili deklaroi përmes një postimi në Twitter se kjo pajisje rezultoi një sukses.
Kjo pajisje konsiston në pjesë gjigante të cilat pluskojnë në sipërfaqen e ujit, dhe mbajnë një rrjetë të madhe nën det.
Ajo është dizenjuar që të lëvizë me anë të valëve të oqeanit drejt mbetjeve e më pas të përfundojë në breg.
Një teknologji e tillë është planifikuar që në vitin 2012 por vetëm këtë vit është arritur që të krijohet me sukses.
Sasia e mbetjeve plastike nëpër oqeane është shumë e madhe. Sipas statistikave nga Britania çdo vit depozitohen më shumë se 150 milionë ton të mbetjeve plastike nëpër oqeane.
Rreth 1 milion shpendë dhe mbi 100,000 krijesa ujore ngordhin pasi konsumojnë mbetjet plastike. /oranews/