Në qytetin e Mitrovicës, Aleanca Kosova e Re, ka mbajtur takim me qytetarët e kësaj komune, ku i pari i partisë, Behgjet Pacolli prezantoi programin e AKR-së, progam ky që në fokus ka rininë e Kosovës.
Më tej lideri i partisë Behgjet Pacolli tha se AKR-ja është e fortë dhe do të forcohet edhe më shumë në Mitrovicë.
“AKR do të dalë faqebardhë këtu në Mitrovicë, kush ka shkuar prej AKR-së, ka shkuar përgjithmonë dhe nuk ka kthim mbrapa, pra kush ka shkuar nga AKR-ja, do t’i shuhet karriera politike”, tha Pacolli.
Ai po ashtu tha se arsyeja pse është këtu në Kosovë është rinia, dhe ai beson që shpejtë do të vie momenti ku ata do ta marrin timonin dhe do ta shtyjë Kosovën përpara.
Presidenti Pacolli tha po ashtu se AKR është parti liberale që vlerat e saj i bazon tek vlera e punës, rezultati i punës, në qeverisje të sinqertë e të pastër.