Kandidati për deputet nga lista e LDK-së, Islam Pacolli ka dhënë detaje rreth ofertës së tyre që ka bërë lidhur me stimulimin në ngritje të natalitetit.
Ai ka bërë të ditur se shuma e përmendur prej 10 mijë eurosh, pas lindjes së fëmiut të tretë, është plan ku mjetet ndahen për një periudhë trevjeçare.
”Vullneti ekziston dhe kur është vullneti gjithçka realizohet. Kam thënë edhe qysh atë ditë, që gjithçka nuk duhet të zbulohet para përfundimit të fushatës sepse mund të bëhet edhe kopje”, ka deklaruar ai.
Pacolli tutje është shprehur se kohëve të fundit është zvogëluar nataliteti në Kosovë.
”Kjo nuk është kushediçka ndonjë përkrahje e madhe, është solide, natyrisht që nuk realizohet brenda ditës, por është një periudhë trevjeçare, inkasohen këto mjete”, thotë ai. ”Ne kemi filluar këtë dhe do ta realizojmë”, deklaron Pacolli, i cili përfaqëson Aleancën Kosova e Re.