Kryetari i Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se Gjakova tradicionalisht, tani edhe më fuqishëm po rikthehet me AKR-në.
Ai ka thënë se ky subjekt politik ka plan zhvillimor për Gjakovën dhe të gjithë Dukagjinin, njofton Klan Kosova.
“Një falënderim të veçantë për mijëra simpatizues të koalicionit tonë fitues që iu bashkuan vizionit për zhvillim ekonomik, mundësi më të mëdha për punësim e mirëqenie, për ekonomi të lirë dhe mundësi të barabarta për çdo qytetarë të shtetit tonë”.