• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Pa panik: 2 milionë kg miell kanë hyrë në Kosovë

20/03/2020 - 18:16:18
Pa panik: 2 milionë kg miell kanë hyrë  në Kosovë

Miell, mish, djath, qumësht, vaj, vezë e mjaltë, janë vetëm disa prej produkteve që janë importuar me të madhe nga kosovarët gjatë këtyre
20 ditëve të marsit. Gjatë kësaj periudhe, në vend kanë hyrë rreth 2 milionë kg miell. Për të importuar gjithë këtë sasi të miellit, janë shpenzuar rreth 600 mijë euro.

Tash e sa ditë, qytetarë nga i gjithë vendi po presin me orë të tëra para fabrikave për t’u furnizuar me miell. Shumicën prej tyre tashmë i ka kapluar paniku se do të mbesin pa bukë, pas situatës së krijuar nga konfirmimi i 22 rasteve me koronavirus në vend.
Por, furnizimi me miell duket se nuk do të jetë problem për kosovarët. Së paku kështu duket nëse shikohen statistikat e importit për këtë muaj.

Lexo më shumë

26 vjet nga vrasja dhe zhdukja e trupit të veprimtarit Ukshin Hoti, nga shteti i Serbisë

26 vjet nga vrasja dhe zhdukja e trupit të veprimtarit Ukshin Hoti, nga shteti i Serbisë

May 16, 2025
0
Kallas vjen në Prishtinë, shkak dialogu Kosovë-Serbi

Kallas vjen në Prishtinë, shkak dialogu Kosovë-Serbi

May 16, 2025
0

Në bazë të statistikave që ka siguruar Gazeta Express nga Dogana, shihet se vetëm gjatë këtyre 20 ditëve në vend kanë hyrë rreth 2 milionë kilogram miell. Për këtë sasi të miellit, ata kanë shpenzuar rreth 600 mijë euro.

Sipas Doganës, mielli është importuar nga Shqipëria, Italia, Gjermania, Hungaria, Kroacia, Bullgaria, Austria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut.

Përveç me miell, kosovarët janë furnizuar edhe me produkte të tjera ushqimore.

Mielli, mishi, djathi, qumështi, vaji, vezët e mjalta, janë vetëm disa prej produkteve që janë importuar me të madhe nga kosovarët gjatë këtyre 20 ditëve. Në importin e këtyre ditëve, janë shpenzuar mbi 5 milionë euro edhe për barna.
Sipas të dhënave të Doganës, i gjithë importi gjatë këtij muaji, sillet rreth 180 milionë euro.

Por, përveç produkteve ushqimore e medikamenteve, dikush ka blerë edhe gjedhe të gjalla. Mbi 1 milionë e 500 mijë euro, është shuma e parave që kanë shpenzuar kosovarët për t’i blerë 2 mijë e 223 gjedhe.

Share23TweetSendShareSend

Related Posts

26 vjet nga vrasja dhe zhdukja e trupit të veprimtarit Ukshin Hoti, nga shteti i Serbisë
Lajme

26 vjet nga vrasja dhe zhdukja e trupit të veprimtarit Ukshin Hoti, nga shteti i Serbisë

May 16, 2025
0
Kallas vjen në Prishtinë, shkak dialogu Kosovë-Serbi
Lajme

Kallas vjen në Prishtinë, shkak dialogu Kosovë-Serbi

May 16, 2025
0
Costa: Edi Rama, ju jeni në rrugën e duhur drejt BE-së
Lajme

Costa: Edi Rama, ju jeni në rrugën e duhur drejt BE-së

May 15, 2025
9
Kryesia e LDK, dalin me deklaratë pas takimit në Presidencë, ky është qëndrimi i tyre
Lajme

Kryesia e LDK, dalin me deklaratë pas takimit në Presidencë, ky është qëndrimi i tyre

May 15, 2025
22
Trump: S’ka zgjidhje për luftën në Ukrainë pa u pajtuar unë dhe Putini
Bota

Trump: S’ka zgjidhje për luftën në Ukrainë pa u pajtuar unë dhe Putini

May 15, 2025
21
A e mori ‘ bekimin’ e Thaçit dhe Veselit për t’i hyrë garës për kryetar të PDK-së, Memli Krasniqi
Lajme

Krasniqi pas takimit me presidenten: S’ka tym të bardhë

May 15, 2025
8
Next Post
Vetëvendosja shpall fitoren

VV: LDK’ja na paralamëroi për dalje nga koalicioni

Më të fundit

  • 26 vjet nga vrasja dhe zhdukja e trupit të veprimtarit Ukshin Hoti, nga shteti i Serbisë
  • Kallas vjen në Prishtinë, shkak dialogu Kosovë-Serbi
  • Costa: Edi Rama, ju jeni në rrugën e duhur drejt BE-së
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi