Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë në Istog pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht gjyshen e tij.
Viktima nuk ka pranuar të marrë tretman mjekësor.
Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari i lartcekur dhe me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.