Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar Partinë Socialiste për fitoren në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë të mbajtura më 25 prill.
Osmani përmes Twitterit ka përgëzuar Partinë Demokratike dhe gjitha partitë e tjera për garën zgjedhore.
“Urime Partisë Socialiste për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit. Përgëzoj Partinë Demokratike dhe gjithë partitë e tjera per garën zgjedhore. Uroj që të gjithë përfaqësuesit politik të kontribuojnë në forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit me Kosovën”, ka shkruar ajo në Twitter.
Në Shqipëri, PS-ja fitoi 74 mandate, ndjekur nga PD-ja me 59, LSI-ja 4 dhe PSD-ja 3.