Kandidatja për presidente të Kosovës, ka uruar kryeministrin e zgjedhur të Kosovës, Albin Kurtin.
Ajo ka shfrytëzuar rrjetin e saj social, facebook, për të bërë urimin dhe për të kumtuar sfidat e përbashkëta që kjo dyshe bartin mbi supe, transmeton Ballkani.info.
“Votimi juaj sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës si Kryeministër i vendit tonë dhe i kabinetit qeveritar është reflektimi më i saktë e më i sinqertë i vullnetit të qytetarëve tanë, ashtu siç është shprehur qartë më 14 shkurt”, ka shkruar Osmani.