Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani në një konferencë për media, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka bërë të ditur se seanca e radhës do të mbahet ditën e enjte, raporton Ekonomia Online.
Në këtë seancë do të raportojë kryeministri Hoti, lidhur me marrëveshjen në Washington.
Osmani ka thënë se në këtë seancë do të jenë dy interpelanca.
Ajo ka njoftuar se në këtë sesion do të ketë çdo javë nga një seancë.
Ajo ka thënë se dështimi për miratimin e disa projektligjeve është për fajin e koalicionit qeverisës, në mungesë të votave.