Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me ceremoni shtetërore nga homologu i saj në Slloveni, Borut Pahor.
Osmani dhe Pahor do të zhvillojnë takim e më pas do të dalin në konferencë për media.
Presidentja ka udhëtuar të dielën drejt Sllovenisë për vizitë zyrtare, me ftesë të Pahor.