Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka zhvilluar takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, për të diskutuar lidhur me sigurimi i vaksinave kundër COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se në koordinim me shtetet mike, do të sigurohen vaksinat për qytetarët tanë dhe së bashku do t’ia dalim ta mundim COVID-19.
“Nuk ka prioritet më të rëndësishëm se sa shëndeti i qytetarëve tanë dhe sigurimi i vaksinave kundër Covid-19. Prandaj kemi koordinim të vazhdueshëm me Ministrin e Shëndetësisë, z.Arben Vitia, për këto çështje. Me punën dhe angazhimin e jashtëzakonshëm të Ministrisë dhe të të gjitha institucioneve përkatëse si dhe në koordinim të vazhdueshëm me shtetet mike nga të cilët kemi kërkuar mbështetje, do të sigurohen vaksinat për qytetarët tanë dhe së bashku do t’ia dalim ta mundim Covid-19″, ka shkruar Osmani.