Në vitin 2019 ishte publikuar një foto e hoxhës Osman Musliu me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti, duke ngrënë pasul së bashku në një familje në Drenicë.
Mulla Osmani ka rrëfyer në REPORTERI/INTERVISTA këtë gjë dhe ia ka dërguar një “selam”, tashmë kryeministrit Kurti.
“Takimi me Albinin s’ka qenë fushatë, ka qenë takim privat”, ka thënë Mulla Osmani, ndërsa ka thënë se foto është publikuar nga një shok i tij që është dhe gazetar.
Hoxha thotë se i do pushtetarët që janë me popullin.
“Kurti duhet me ditë që duhet me punu për popullin, asnjë njeri nuk guxon me qenë i verbër në mbështetje të politikanëve dhe individëve. Duhet me përkrah një politikan derisa mendon se është në udhë të Zotit. Atëherë i kam qit pasul, tash duhet me i qit kompira ose krelan me duqa, që me i përdorë duqat me ‘gjuajt’ kapak”, ka thënë Mulla Osmani.