Kryekuvendarja Vjosa Osmani ka thënë se çfarëdo marrëveshje përfundimtare me Serbinë duhet të kalojë nëpërmjet Kuvendit.
Sipas saj, para se të arrihet marrëveshja përfundimtare,është e domosdoshme që Kuvendit t`i dorëzohet platforma e bisedimeve për të cilën duhet të arrihet konsensus i gjerë.
Në këtë kontekst, ajo potencoi si të domosdoshme edhe transparencën përgjatë këtij procesi.
Këto komente, Osmani i bëri gjatë një takimi që pati me ambasadoren finlandeze Pia Stjernval, me të cilën biseduan për fillimin e sesionit vjeshtor të punës së Kuvendit të Kosovës dhe fuqizimin e rolit të këtij institucioni në procesin e dialogut me Serbinë.
Në takim u fol edhe për menaxhimin e pandeminë COVID-19