Vizita e presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti në SHBA po vazhdon, Osmani zhvillon një sërë takimesh e Kurti nuk shihet të pritet nga ndonjë zyrtar i rëndësishëm
Bashkë u nisën për Amerikë. E arsyeja e kësaj vizite, ishte pjesëmarrja në funeralin e ish-Sekretares e Shtetit, Madeleine Albright.
Aty u thirrën me ftesë të familjes Albright, e ku patën mundësinë ta takojnë spontanisht ish presidentin Bill Clinton.
Por ky ishte takimi i vetëm që kishin së bashku.
Kjo pasi që presidentja u prit nga disa kongresistë e zyrtarë të lartë amerikanë derisa kryeministri Kurti e ka takuar vetëm Alice James, themeluesja e Kosova Action Netëork, rrjet ky, nga i cili derivoi Lëvizja Vetëvendosje.
Presidentja u prit nga Nancy Pelosi, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Atë Osmani e ftoi që ta vizitojë Kosovës dhe të avancojnë tutje raportet mes Kosovës e Amerikës.
Më pas presidentja është takuar edhe me liderin e shumicës parlamentare në Dhomën e Përfaqësuesve, kongresistin Darrell Issa dhe bashkudhëheqësit e Komisionit për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.
Osmani po ashtu takoi kryetarin e Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë në Senatin Amerikan, senatorin Bob Menendez, ku bisedoi për marrëdhëniet e jashtme të Kosovës, gjatë kohës së luftës Ukrainë-Rusi.
Por si i komenton këto vizita, njohësi i politikës së jashtme, Drilon Gashi.
Madje ai ka një mendim se pse Osmani zhvilloi kaq shumë takime përkundër kryeministrit Kurti.
Osmani dhe Kurti po qëndrojnë aktualisht në Uashington dhe nuk dihet sa do të zgjasë vizita e tyre atje.