Kandidatja për Kryeministre nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani së bashku kryetarin e degës së LDK-së në Prizren, Anton Quni vizituan gjatë ditës së sotshme kullën e Isa Boletinit.
Osmani nga atje u shprehë se LDK do i dal zot këtij vendi dhe se nuk do të ndryshohen kufinjët.
“As ata që ikën nga përgjegjësia e mbrojtjes së vendit e as ata që ishin të gatshëm të rrezikonin sovranitetin shtetëror për interesa personale, sot nuk mund të na flasin për guxim e për shtet”, tha znj. Osmani.
Për më shumë lexojeni postimin e plotë të LDK-së:
Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa Osmani, e shoqëruar nga z. Anton Quni, kryetar i Degës së LDK-së në Prizren, dje i ka vizituar fshatrat e veriut të Kosovës. Në Kullën e Isa Boletinit, në të cilën ishin mbledhur shumë qytetarë të këtij rajoni, u dëgjua vetëm një zë: ai i paprekshmërisë së kufijve të Kosovës, i mbrojtjes së sovranitetit, nderit dhe sakrificës së paraardhësve tanë.
Dr. Osmani theksoi se vetëm LDK-ja është dalëzotëse e vendit dhe garantuese e paprekshmërisë së kufijve të tij.
“Data 6 tetor do të rikonfirmojë se është vetëm një parti që i doli zot Kosovës në vitet ‘90 e do t’i dalë zot edhe sot: Lidhja Demokratike e Kosovës”, tha znj. Osmani.
Sipas Osmanit, për guxim e për shtet nuk mund të flasin as ata që ikën nga përgjegjësia e mbrojtjes së vendit e as ata që ishin të gatshëm të rrezikojnë sovranitetin shtetëror për interesa personale.
“As ata që ikën nga përgjegjësia e mbrojtjes së vendit e as ata që ishin të gatshëm të rrezikonin sovranitetin shtetëror për interesa personale, sot nuk mund të na flasin për guxim e për shtet”, tha znj. Osmani.