• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

ORCA akuzon deputetin Ardian Kastrati dhe Bujar Dugollin për plagjiaturë

23/06/2021 - 10:32:50
ORCA akuzon deputetin Ardian Kastrati dhe Bujar Dugollin për plagjiaturë

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim përmes një konference për shtyp para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, ka akuzuar profesorët e këtij universiteti, Ardian Kastratin dhe Bujar Dugollin se kanë bërë plagjiaturë.

HTML Image as link Qries
ORCA përmes një komunikate ka thënë se pas hulumtimit është gjetur se në punim “shumica e tekstit është i ngjashëm me burime të tjera”, dhe që të dy profesorët e kanë përdorur të njëjtin punim për avancim të tyre brenda UP-së.

Lexo më shumë

Policia has në personin që kërkohej në Pejë, i dyshuari ua drejton armën dhe ikë sërish

Plagoset një grua në Drenas

May 11, 2025
6
Rama: Se çka mendoi unë për Kosovën e kam thënë midis Beogradit

Rama: Sot shqiptarët e kanë në dorë të ardhmen e tyre

May 11, 2025
7

Komunikata e plotë e ORCA-së:

Në fillim të këtij viti, ORCA ka pranuar një denoncim anonim ku tregohej se një punim me emrin “DIPLOMACY THROUGH THE AGES OF HISTORY: THEORETICAL ANALYSES OF THE CONCEPT”, i botuar në vitin 2017 me autorët Ardian Kastrati dhe Bujar Dugolli, që të dy profesorë në Fakultetin Filozofik në Universitetin e Prishtinës, kishte elemente të plagjiaturës.

Me të marrë këtë informacion, stafi i ORCA’s, punimin në fjalë e futi në platformën ndërkombëtare anti-plagjiaturë Turnitin, e cila përdoret globalisht për të verifikuar origjinalitetin e punimeve të kësaj natyre. Pas testimit të punimit, rezultati doli të jetë shokues: shumica e tekstit të punimit është i ngjashëm me burime të tjera.

Autorët e këtij punimi Ardian Kastrati dhe Bujar Dugolli, kanë marrë pjesë të tekstit nga burime të ndryshme duke i përdorur në punimin e tyre dhe duke mos treguar se nga i kanë marr ato, rrjedhimisht duke i paraqitur këto pjesë sikurse janë pjesë të punës së tyre akademike. Pas raportit të Turnitin, hulumtuesit e ORCA-s i kanë filtruar vetëm pjesët e kopjuara pa fusnotë, dhe përsëri doli që një pjesë e konsiderueshme e punimit është e gjitha plagjiaturë.

Për më tepër, Ardian Kastrati në vitin 2020 dhe Bujar Dugolli në vitin 2018, ishin avancuar duke e përdorur punimin në fjalë. Dhe vetëm falë këtij punimi, ata kanë arritur ta plotësojnë numrin e punimeve shkencore të nevojshme për avancim në pozitat e tyre aktuale, profesor asistent Ardian Kastrati dhe Bujar Dugolli në pozitën profesor i rregullt.

Ne në ORCA jemi jashtëzakonisht të shqetësuar me këtë fakt. Dukuria e plagjiaturës nuk i prekë vetëm studentët, por siç është dëshmuar dhjetëra herë, ajo është tejet e përhapur edhe tek profesorët, të cilët mes tjerash supozohet të jenë edhe gardianë të etikës akademike.

Personat të cilët përfaqësojnë pozita më peshë të lartë publike siç janë ajo e Deputetit të Republikës së Kosovës në rastin e Ardian Kastratit, apo profesor i rregullt në UP në rastin e Bujar Dugollit, nuk duhet kurrsesi të kenë probleme të tilla me Integritet Akademik dhe as nuk duhet të kalojnë pa u ndëshkuar për këtë gjë.

Vlen të shtohet se Ardian Kastrati, tashmë ka një vërejtje me shkrim nga Këshilli i Etikës në kuadër të UP-së, për shkak të ofendimeve dhe gjuhës seksiste që e kishte bërë në drejtim të Presidentes së Republikës, e cila ishte edhe pjesë e stafit të UP-së.

Andaj, ne ftojmë organet udhëheqëse të Universitetit të Prishtinës të iniciojnë procedurat për verifikimin e këtyre dëshmive dhe si rrjedhojë të merren masa në përputhje me Kodin e Etikës dhe Rregulloren për Procedura Disiplinore.

Nëse kjo nuk ndodhë, i bie që universiteti nuk ka vullnet të merret me rastet e kësaj natyre, kështu duke i bërë dëm të pariparueshëm besimit të shoqërisë kosovare, se ky institucion si të gjitha institucionet publike në Kosovë, nuk duan rregull dhe ndryshim pozitiv.

ORCA është në kontakt direkt me platformën Turnitin, për blerje të programit me qasje të plotë, në mënyrë që kësaj platforme të ia nënshtrojë një sërë punimesh shkencore dhe punimet e doktoratës të figurave kryesore në jetën publike dhe në universitetet publike në Kosovë.

ShareTweetSendShareSend

TË FUNDIT NGA RUBRIKA

Policia has në personin që kërkohej në Pejë, i dyshuari ua drejton armën dhe ikë sërish
Lajme

Plagoset një grua në Drenas

May 11, 2025
6
Rama: Se çka mendoi unë për Kosovën e kam thënë midis Beogradit
Lajme

Rama: Sot shqiptarët e kanë në dorë të ardhmen e tyre

May 11, 2025
7
Me makinën e ngarkuar me kanabis, arrestohet 27-vjeçari në Lezhë
Lajme

Gjenden katër motoristët e humbur në Shtërpcë

May 11, 2025
14
Këto janë kundërshtimet e Putinit ndaj planit Amerika të armëpushimit?
Bota

Putin fton Ukrainën për ‘bisedime të drejtpërdrejta’

May 11, 2025
8
Detaje tronditëse nga mbytja  e 4-vjeçares nga Dragash
Lajme

Vdes një grua në Pejë, vdeka e dyshimt

May 11, 2025
10
Ish-dhëndrri e plagosë  me armë mikun në Gjakovë
Lajme

Vëllai thot se e plagosi motrën me armë zjarri aksidentalisht

May 11, 2025
5
Next Post
Nga kjo datë kosovarët nuk do të paguajnë 15 euro taksë për të hyrë në Mal të Zi

Nga kjo datë kosovarët nuk do të paguajnë 15 euro taksë për të hyrë në Mal të Zi

Më të fundit

  • Plagoset një grua në Drenas
  • Rama: Sot shqiptarët e kanë në dorë të ardhmen e tyre
  • Gjenden katër motoristët e humbur në Shtërpcë
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi