Përfaqësuesit e partive politike në KQZ nuk kanë marrë pjesë në takimin joformal të thirrur nga kryetari i ri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.
Po raportohet se në këtë takim kanë marrë pjesë vetëm përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Serbe, ndërsa përfaqësuesit e partive tjera politike e kanë bojkotuar këtë takim.
Kreshnik Radoniqi, ditë më parë, është emëruar kryetar i KQZ-së nga presidentja Vjosa Osmani, pas shkarkimit të Valdete Dakës me arsyetimin për dëmtimin e imazhit të KQZ-së.
Shkarkimi i Valdete Dakës ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik dhe është cilësuar si vendim i motivuar politikisht.