• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Opozita kundër Vjosa Osmanit presidente

17/03/2021 - 22:12:40
Opozita kundër Vjosa Osmanit presidente

Duket se ende pa u krijuar Qeveria e re, zgjedhja e presidentit të Kosovës po e fut vendin në një krizë të re, mbase edhe shkuarje në zgjedhje të reja.

Të paktën kështu del nga deklaratat e partive opozitare të cilat kanë deklaruar se nuk do ta japin votën e tyre për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente të Republikës së Kosovës, shkruan Reporteri.net.

Lexo më shumë

VV në Mitrovicë i “hakmerret” LDK-së

VV në Mitrovicë i “hakmerret” LDK-së

November 3, 2025
57
Ish-dhëndrri e plagosë  me armë mikun në Gjakovë

Therren dy persona në Istog

November 3, 2025
5

Albin Kurti si fitues i zgjedhjeve i ka 63 vota pro që i mundësojnë zgjedhjen e tij si kryeministër, por atij i duhen 81 vota për ta zgjedhur presidentin e Kosovës.

Tashmë tri partitë opozitare Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës janë deklaruar se nuk kanë votë për Vjosa Osmanin.

Sonte në orët e mbrëmjes pas një mbledhjeje maratonike të Partisë më të madhe opozitare, PDK-së, Këshilli Drejtues i saj vendosi që nuk do ta votojnë dhe as nuk do të qëndrojnë në sallë për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente.

Vendimin e kumtoi pas mbledhjes, ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj.

“Njëri prej vendimeve të rëndësishme është që KD i PDK në mënyrë unanime nuk e mbështet kandidaturën e zonjës Osmani për të qenë presidente.”, tha Hoxhaj.

I pyetur se a do të qëndrojnë deputetët e PDK-së në sallë ditën e votimit të shefit të ri të shtetit të Kosovës, Hoxhaj ka thënë se “nuk e kemi profesion pjesëmarrjen, por politikën”.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Edhe kryetari i ri i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se nuk do jenë pjesë e kësaj Qeverie dhe nuk do e votojnë president partiak.

Abdixhiku u shpreh që nuk do të votojnë president partiak.

“Çdo pretendent për president duhet të qartësojë se çfarë pozicioni ka ndaj LDK-së, është pozicion, urryes, apo netural, sepse presidenti këtë punë ka” thotë ai.

Sipas tij, president partiak kemi pasur Hashim Thaçin, e nuk duan të bëjnë të njëjtën gjë prapë.

“Ne synojmë të ndërtojmë institucione, synojmë t’i shmangim zgjedhjet se qytetarët janë lodhur me zgjedhje, kërkojmë që pozita e presidentit të jetë e pavarur. Nuk po e personalizojë Hashim-Vjosë sepse po të ishte në nievl personal, zgjedhja do të ishte e thjeshtë. Kemi pasur president partiak sikurse Thaçit, nuk duam prapë një president partiak, presidenti duhet të ketë neutralitet”, tha ai te Syri.net

Se nuk kanë votë për Vosa Osmanin presidente është deklaruar edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai pas takimit konsultativ që pati të hënën me kandidatin për kryeministër Albin Kurti dhe kandidaten për presidente Vjosa Osmani tha se nuk do ta votojnë këtë të fundit dhe se është çështje e fituesit të zgjedhjeve se si i arrin numrat për zgjedhjen e presidentit.

“Kanë kërkuar një partneritet pozitë-opozitë, në këtë rast është e kuptueshme që Aleanca është parti konstruktive opozitare, i tregova z. Kurtit që nuk do të kthehna në metodat tona të vjetra, sepse edhe unë jam plak, po do të jemi ata që do t’ua kujtojmë funksionimin pozitë-opozitë. Fituesit e zgjedhjeve e gjejnë formulën me kriju qeverinë, shumicën për qeverinë, 2/3 për presidentin është në përgjegjësinë e tyre, ne nuk e kemi si Aleancë këtë mundësi, ajo që na mbetet është një rol opozitarë”, ka thënë Haradinaj

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

VV në Mitrovicë i “hakmerret” LDK-së
Lajme

VV në Mitrovicë i “hakmerret” LDK-së

November 3, 2025
57
Ish-dhëndrri e plagosë  me armë mikun në Gjakovë
Lajme

Therren dy persona në Istog

November 3, 2025
5
Pesë alpinistë vdesin nga një ortek në Itali
Lajme

Pesë alpinistë vdesin nga një ortek në Itali

November 3, 2025
6
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

11 të plagosur nga sulmi me thikë në një tren në Britani

November 3, 2025
11
Tërmet i fuqishëm në Afganistanin verior – të paktën 20 të vdekur
Lajme

Tërmet i fuqishëm në Afganistanin verior – të paktën 20 të vdekur

November 3, 2025
6
Arrestohet pejani, postoi thirrjen “shes votën”
Lajme

Sot fillon fushata pas balotazhit dhe përmbyllet të dielën

November 3, 2025
8
Next Post
Abdixhiku: Nuk votojmë president partiak

Abdixhiku: Nuk votojmë president partiak

Më të fundit

  • VV në Mitrovicë i “hakmerret” LDK-së
  • Therren dy persona në Istog
  • Pesë alpinistë vdesin nga një ortek në Itali
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi