Futbollisti i talentuar i Ballkanit, Dren Morina, ka pasur një ndërhyrje kirurgjike së fundi.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit suharekas në llogarinë e tyre në Facebook.
Më poshtë njoftimi i ‘Xhebrailave’:
Fatkeqësisht Dr. Qerim Kida ka pas punë sot me një super talent të FC Ballkani, futbollistin Dren Morina i cili ka pasur një edicion fantastik me Junior duke qenë njeri nga protagonistet kryesor dhe vendimtar në ndeshjet me rivalet e drejtpërdrejt për titull.
Ashtu siç ka fituar në fushën e blertë, do t’ia del mbarë edhe ndaj lëndimit, sepse Dreni është kampion i lindur dhe i displinuar ndaj punës dhe detyrës, e në veçanti të udhëzimeve të mjekut.
Operacioni në gjurin e Drenit ka kaluar me sukses duke falenderuar Dr. Qerim Kiden të cilën përzemerësisht e falenderojmë për kujdesin ndaj futbollistëve. Forca Dren Morina, klubin e ke mbrapa për çdo gjë.