Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Adhanom Ghebreyesus, ka mbajtur një konferencë shtypi të hënën rreth pandemisë COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai tha se konfuzioni dhe vetëkënaqësia në adresimin e COVID-19 do të thotë se pandemia ka ende shumë kohë përpara që të mundet, por që ajo mund të vihet nën kontroll brenda pak muajsh me masa të provuara të shëndetit publik.
“Edhe ne duam që shoqëritë dhe ekonomitë të rihapen, dhe udhëtimet dhe tregtia të rifillojnë. Por tani, njësitë e kujdesit intensiv në shumë vende janë të tejmbushura dhe njerëzit po vdesin dhe është plotësisht e shmangshme. Pandemia Covid-19 ka ende një rrugë të gjatë përpara. Por, kemi shumë arsye për optimizëm”, deklaroi Ghebreyesus.
Ai tha se rënia e rasteve dhe vdekjeve gjatë dy muajve të parë të këtij viti tregojnë se ky virus dhe variantet tjera mund të ndalen.
India e ka tejkaluar Brazilin duke u bërë vendi i dytë me numrin më të lartë të infeksioneve në të gjithë botën pas SHBA-së, pasi lufton me një valë të dytë masive dhe ka bërë rreth 105 milionë doza vaksinash mes një popullsie prej 1.4 miliardë banorësh