Një djalë nga Obiliqi ia ka vënë flakën shtëpisë, pas një mosmarrëveshjeje në familje.
Rasti ka ndodhur mesditën e së shtunës në Obiliq, ndërkaq është lajmëtuar në polici nga babai i të dyshuarit.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se i biri i tij i dyshuari mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshje i ka vënë flakën shtëpisë së tij”, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
Zjarri është shuar nga zjarrfikësit, ndërkaq i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes.
“Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar policia