Aktori Çun Lajçi ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të ish-deputetit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare, Ali Lajçi.
Në një postim në Facebook, Lajçi ka bërë një përshkrim artistik të jetës dhe veprës së Ali Lajçit.
“Sot qajnë bjeshkët e mia! Rugova derdhë lot! Qanë Llutova për birin e vet, simbolin e lirisë, pishtarin e viteve 8o-ta!”, shkruan mes tjerash aktori Çun Lajçi.
Postimi i plotë:
Sot qajnë bjeshkët e mia!
Tri ditë përpara, shkrova për ëndërrën e keqe, dhe n’shkrim këlthita; – kush paska vdekur ndër bjeshkët e mia?
– Ç’jan gjithë ata njerëz ndër varreza?! Pse mbajnë plisa? Pse heshtin?
Pse si njoh unë, dhe pse s’me njohin mua?!
Pse vetëm njëri nga ta me shikon dhëmbshëm e s’me flet?!
Iu shkrova juve që m’lexoni por ju s’ma qatë dertin e ëndërrës së trisht, e cila erdhi si rreze me kosë n’dorë!
Mua me flasin ëndërrat iu thashë e ju s’me besuat!
– Leri bestytnitë ti plak i keq m’kishte shkruar njëri, por ja që ajo doli t’ishte kosë që preu një karanfil n’kep, një pishë ndër malet e mia!
Dhe ëndërra u bë e gjallë; – e mori kushëririn tim, Aliun, vullkanin e viteve 80-ta, që vër syri si bëri për milicin serb, kur u priu studentëve t’rebeluar. Kur brohoriti; – Kosova republikë!
Heshta dje, s’fola mbrëmë, s’deshta ti besoj ëndërrës as zhgjëndërres , por sot fola si ata t’moçmit me qefinin rreth kokës: – Ndër malet e mia vdiq Ali Lajçi dhe unë e shtrydhi zemrën t’mos ia prishi dekën kushëririt që flenë n’gjumin e përjetësisë, me pika loti!
Sot qajnë bjeshkët e mia! Rugova derdhë lot! Qanë Llutova për birin e vet, simbolin e lirisë, pishtarin e viteve 8o-ta!
I lehtë dheu mbi trupin tënd të dërmuar nga serbet e çmendur të të gjitha dekadave, o Ali Lajçi