Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se janë regjistruar edhe 190 raste të reja me COVID-19.
IKSHPK bën me dije se gjatë 24 orëve janë testuar gjithsejt 443 mostra.
Që nga dita e parë prej se janë regjistruar rastet e para me koronavirus më 13 mars, e ka tejkaluar shifrën mbi 10 mijë, saktësisht 10 mijë e 59 raste.
Njoftim nga IKSHPK:
197 TË SHËRUAR DHE 190 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit,në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej443mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 190raste pozitive.
“Numri total i rasteve pozitive është 10.059raste nga 40.184 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 315 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar197 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.677 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.067″