Teksa janë numëruar 70 për qind të votave të zgjedhjeve të sotme, Vetëvendosje po prin me 26.03 për qind të votave.
LDK-ja ka 25.35 për qind të votave.
Dallimi në vota është gati 4000 me VV-në që ka 145457 e LDK-ja 141665.
PDK-ja mbetet larg në vend të tretë me 21.63 për qind, e koalicioni AAK-PSD ka 11.74 për qind. Nisma është në “teh” të pragut me vetëm 5.16 për qind të votave.