Drejtori sportiv i FC Prishtinës, Granit Begolli nuk do të udhëtojë drejt Gjibraltarit aty ku skuadra nga kryeqyteti i Kosovës do të luajë ndeshjen e parë në Ligën e Evropës për këtë vit, pasi ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Këtë e ka bërë të ditur vet Begolli me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Begolli tregon që edhe pse kishte rezultuar negativ pas ritestimit ka dalë pozitiv me virus.
Ky është postimi i tij:
“Dje gjatë ditës me gjithë stafin e FC Prishtina jemi testuar për Covid-19, ku rezultova negativ.
Sot për çudi në ritestim rezultova pozitiv dhe më është ndaluar të udhëtoj me ekipin për ndeshjen që kemi në udhëtim në Gjibraltar.
Për siguri sot gjatë ditës kam bërë poashtu edhe një test serologjik dhe kam dal negativ dhe kam krijuar antitrupa”.