• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Nuk reagon RTK-ja për statusin e Shalës që i quajti votuesit e VV-së “pro rusë”

08/10/2019 - 18:51:00
Nuk reagon RTK-ja për statusin e Shalës që i quajti votuesit e VV-së “pro rusë”

Një ditë pasi drejtori i portalit në Televizionin Publik RTK , Mentor Shala, i akuzoi qytetarët e vendit se votuan për Lindjen e Rusinë në zgjedhjet e së dielës, televizioni publik ka vendosur që të mos deklarohet për këtë reagim të Shalës.

HTML Image as link Qries
“Lindje-Perëndim, Perëndim a Lindje?! Përgjigja u dha sonte – sot 26% e popullit (që fatmirësisht nuk është shumica e popullit të Kosovës), vendosën për Lindjen”, kishte shkruar Shala pas publikimit të rezultateve të KQZ-së, e cila nxori fituese Vetëvendosjen, status të cilin e fshiu pastaj nga faqja e tij në “Facebook”, raporton KTV.

Lexo më shumë

Vritet një 20-vjeçar në Shkodër

Tragjedi në Prizren – 24 vjeçari, si e bleu armën shkrepi në drejtim të vetës

May 11, 2025
31
Sali Berisha i reagon ashpër Baton Haxhiut, e quan “gënjeshtar ” për Exit Pollin

Sali Berisha i reagon ashpër Baton Haxhiut, e quan “gënjeshtar ” për Exit Pollin

May 11, 2025
24

E për këtë, të martën, ka reaguar sindikata e pavarur e punëtorëve të RTK-së.

Kjo sindikatë e ka dënuar gjuhën fyese të drejtorit, Mentor Shala, derisa ka kërkuar që Bordi dhe Menaxhmeti i RTK -së të distancohen nga kjo gjuhë denigruese e drejtorit të mediave online të RTK-së e cila e shkelë rëndë kodin etik dhe standardet profesionale të transmetuesit publik.

KTV-ja ka tentuar të marrë një qëndrim edhe nga vetë drejtori i portalit të RTK-së, Mentor Shala, por ai nuk e ka hapur telefonin.

Ndërsa kryetarja e Bordit të RTK-së, Afërdita Maliqi, përmes telefonit, shkurt ka thënë se ‘RTK-ja i ka standardet mbi të cilat funksionin, derisa çështja e Shalës i takon menaxhmentit të RTK-së’.

Nëse kanë nisur ndonjë procedurë ligjore ndaj tij, nuk ka dashur të flasë as menaxhmenti i televizionit publik, e drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati nuk është lajmëruar në thirrjet e televizionit.

Sipas rregulloreve të brendshme të RTK-së për standarde profesionale dhe kod etik, përcaktohet se gjatë publikimit të teksteve autoriale, bllogjeve, komenteve të punonjësve të RTK-së në mediat online, rekomandohet që paraprakisht të konsultohet me kryeredaktorin për t’iu shmangur rreziqeve ligjore e profesionale.

E ditëve të fundit, portali i RTK-së , drejtor i të cilit është Mentor Shala, mori kritika të shumta për disa shkrime të tij..

Në mesin e tyre ishte edhe një shkrim ku thuhej se të gjitha partitë, përveç PDK-së, kishin pasur pozicione kundërshtuese ndaj SHBA-së.

Për raportim që e përkrah PDK-në, televizioni publik u kritikua edhe nga vëzhguesit evropianë të zgjedhjeve.

Share2TweetSendShareSend

TË FUNDIT NGA RUBRIKA

Vritet një 20-vjeçar në Shkodër
Lajme

Tragjedi në Prizren – 24 vjeçari, si e bleu armën shkrepi në drejtim të vetës

May 11, 2025
31
Sali Berisha i reagon ashpër Baton Haxhiut, e quan “gënjeshtar ” për Exit Pollin
Lajme

Sali Berisha i reagon ashpër Baton Haxhiut, e quan “gënjeshtar ” për Exit Pollin

May 11, 2025
24
Në Fushë Krujë, burri kërkon të votojë edhe për gruan e tij
Lajme

Në Fushë Krujë, burri kërkon të votojë edhe për gruan e tij

May 11, 2025
8
Dy të lënduar na një shpërthim i fuqishëm në Fier
Lajme

Dy të lënduar na një shpërthim i fuqishëm në Fier

May 11, 2025
15
Ja sa % të popullit dolen në zgjedhje deri në orën 15:00 në Shqipëri
Lajme

Ja sa % të popullit dolen në zgjedhje deri në orën 15:00 në Shqipëri

May 11, 2025
16
Policia has në personin që kërkohej në Pejë, i dyshuari ua drejton armën dhe ikë sërish
Lajme

Plagoset një grua në Drenas

May 11, 2025
9
Next Post
“Taksa nuk ka qenë politikë e Vetëvendosjes”

Kurti: Është e dhunshme nëse dikush provon ta çojë LDK’në me dikë tjetër

Më të fundit

  • Tragjedi në Prizren – 24 vjeçari, si e bleu armën shkrepi në drejtim të vetës
  • Sali Berisha i reagon ashpër Baton Haxhiut, e quan “gënjeshtar ” për Exit Pollin
  • Në Fushë Krujë, burri kërkon të votojë edhe për gruan e tij
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi