Kandidati i AAK’së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka treguar se çfarë mendimi ka për kundërkandidatët e tij.
Për Përparim Ramën e LDK’së ka thënë se është njeri shumë korrekt dhe i sjellshëm.
“Përparim Ramën e kam takuar së fundi, para pak dite, rasisht në një debat. Shumë njeri korrekt e i sjellshëm. Sa i përket ekspertizës të tij nuk flas, sepse dihet që ka ekspertizë. Nuk e di sa i zoti o në vendimarrje, por këtë duhet ta vlerësojnë qytetarët”, ka thënë Haradinaj.
Edhe për Uran Ismailin e PDK’së flet fjalë të mira, duke thënë se e respekton dhe se ka pasur raporte shumë korrekte me të gjithmonë.
“Uranin personalisht e respektoj. Kemi pas raporte shumë korrekte, sidomos në parlament e sa ka qenë ministër. Nuk e di te komuna, njerëzit duhet me vlerësu vetë”, ka deklaruar Haradinaj.
Ndërkohë, kandidatin e VV’së, Arben Vitinë, thotë se nuk e njeh.
“Sa i përket Vitisë, nuk e njoh. Personalisht nuk e njoh. Nuk e kam as idenë minimale se qysh e kisha përshkru atë njeri, në këto rrethana sidomos të pandemisë e di që ka sfidë të madhe, e di që nuk është problem i veç një minstri. Por, mendoj se përgjegjësia bjen mbi ministrin sepse ai e ka pas për obligim me i siguru vaksinat dhe me kriju kushte për vaksinim”, ka thënë Haradinaj në KTV.