Faton Peci, ministër i Bujqësisë e ka vazhduar avazin e dhënies së granteve drejt njerëzve të afërt me të. Kësaj radhe Peci, ka vendosur që ta shpërblej këshilltarin e jashtëm në kabinetin e ministrit, Naim Huruglica.
Përmes dokumenteve të siguruara nga Periskopi, del që kompania “Iron Consulting”, me pronar këshilltarin e jashtëm të Pecit, Naim Huruglica, ka fituar grant nga AZHB për projektin 100 mijë eurosh.
Kjo nuk është hera e parë që Peci bën favorizime të tilla.
Kujtojmë se Periskopi javë më parë raporti se edhe bashkëpartiaku i Pecit Bahtijar Berisha, kishte fituar grant 50 mijë eurosh.
Ndërsa gjatë ditës së djeshme, u ‘zbulua’ edhe granti 100 mijë eurosh që kishte marrë vëllai i deputetes së VV’së, Fitore Pacollit.
Vlen të theksojmë se kompania e Huruglicës “Iron Consulting”, vitin e kaluar kishte përfituar 10 mijë euro kompensim për mbulimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore
Skandaloze: Ministri Faton Pecit ia dha 100 mijë euro grand vëllait të deputetes Fitore Pacolli
Faton Peci e pranon me krenari e pa u skuq hiq se ja dha 100 mijë euro vëllait të Fitore Pacollit
Peci e Gërvalla bëjnë‘pazare’ me staf, i shkëmbejnë për pozita më të larta nëpër ministritë e tyre
Ministri Faton Peci e punëson asistenten e tij në ministri si zyrtare – Dokument