Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, është shprehur optimist se njohja e patentë shoferëve të Kosovës nga Gjermania do të ndodhë së shpejti.
Cufaj në një përgjigje dhënë një komentuesi në Facebook ka thënë se janë në prag të finalizimit të kësaj çështjeje.
“Jemi në hapat e fundit para cakut. Procedurat zakonisht për shtete tjera të rajonit kanë zgjatur 5 vite. (Serbi 2012-2017, Maqedoni 2013-2018) kurse ne kemi aplikuar në vitin 2018 dhe jam shjumë optimist që shpejtë do të kemi lajme të mira edhe pse jemi në proces që nga shtatori i vitit 2018”, ka deklaruar Cufaj.