Drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyrë për Kosovë e Metohi’ në qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, dhe përfaqësuesit e Listës Serbe u vaksinuan kundër koronavirusit në Shtëpinë e Shëndetit në Rashkë dhe me atë rast Petkovic porositi këdo nga ‘Kosova e Metohia’ që dëshiron të vaksinohet se këtë mund të bëjë në Rashkë, Bujanovc dhe Kurshumli.
Derisa krenohej me arritjet sipas tij të Serbisë si shteti i dytë më i suksesshëm në Europë për vaksinimin, nuk mund të mos lëvdonte shefin Vucic që sipas Petkovic është meritori, dhe miqtë e Serbisë që na mundësuan disa lloje vaksinash që imunizimi të jetë në nivelin më të lartë.
“Ata në Prishtinë nga një anë duan të vendosin vaksinat në pishtarë dhe t’i ndjekin mjekët tanë si kriminelët më të mëdhenj, e këtu në Serbi në qendrore po përpiqemi gjithçka që secili njeri i yni që dëshiron të vaksinohet. Vetëm me vaksinë mund të mposhtim koronavirusin, e atëherë Serbia dhe ardhmëria triumfon” tha Petkovic.
Këtu u vaksinua edhe njeriu më i kërkuar në Kosovë, Milan Radojicic, i cili ndryshe njihet si “Bosi i Veriut” i cili kontrollon grupet kriminale, strukturat paralele dhe Listën Serbe.
Radojicic kërkohet që disa vite nga autoritetet kosovare pasi dyshohet si njeriu kryesor i cili kreu vrasjen e ish politikanit të njohur serb, Oliver Ivanovic.
Ndryshe, Radojicic po vepron që disa kohë në territorin e Serbisë dhe po mbrohet nga vet presidenti serb, Aleksandar Vucic, pasi vëllai i Vucic ka biznese dhe bashkëpunim me Radojicic.
Po ashtu, vlen të theksohet se Radojicic dhe Lista Serbe kanë ftuar serbët e Kosovë të shkojnë të vaksinohen në Serbi.