Shtatë persona janë arrestuar sot nga Policia e Kosovës në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë.
Njëri nga të arrestuarit është Lulzim Hajdaraj
Ky i fundit nga postimet e bëra në Facebook tregon se është i afërt me LDK-në, ku e ka shkruar se “punon” në këtë parti.
Ai shihet se është një “dost” tejet i mirë i ish-ministrit të Bujqësisë, Besian Mustafa, me të cilin kanë bashkë disa fotografi.
Foto e publikuara në Facebook tregojnë poashtu se Hajdaraj i ka qëndruar Besian Mustafa afër edhe gjatë kohës së zgjedhjeve parlamentare, shkruan Reporteri.net.
Hajdaraj poashtu ka foto edhe me deputetët e tjerë të LDK-së, Avdullah Hoti, Driton Selmanaj e Anton Quni.