• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Njerëzit po shërohen nga koronavirusi!

18/03/2020 - 07:24:46
Çifti i prekur me koronavirus ka qëndruar për disa ditë në Gjakovë

Shkencëtarët në Australi kanë bërë të ditur se njerëzit po këndellen nga koronavirusi, ngjashëm si nga gripi i zakonshëm.

Në një hulumtim të botuar në revistën shkencore “Nature Medicine”, shkencëtarët australianë kanë treguar për mënyrën se si sistemi i imunitetit po e lufton virusin COVID-19.

Lexo më shumë

AAK e mbledh sot kryesinë, në rend dite qeveria dhe zhvillime tjera politike

AAK e mbledh sot kryesinë, në rend dite qeveria dhe zhvillime tjera politike

November 13, 2025
9
Tragjedi në Gjermani:Djali nga Kosova e humbë jetën në aksident trafiku

Tragjedi në Gjermani:Djali nga Kosova e humbë jetën në aksident trafiku

November 13, 2025
13

Në hulumtimin e tyre thuhet se duke i përcaktuar qelizat imunitare, që po aktivizohen në luftimin e virusit, hapet rruga edhe për zhvillimin e vaksinës kundër koronavirusit.

Autoritetet kanë konfirmuar se më shumë se 185 mijë raste me koronavirus janë konfirmuar deri më tani në botë, transmeton KOHA. Teksa numri i të vdekurve ka shkuar në mbi 7 mijë. Në anën tjetër, më se 80 mijë janë shëruar.

“Zbulimi është i rëndësishëm, sepse është hera e parë që ne po e kuptojmë përnjëmend se si e lufton sistemi ynë i imunitetit koronavirusin”, ka thënë bashkautorja e studimit, profesoresha Katherine Kedzierska.

Hulumtimi i kryer nga shkencëtarët e Institutit për Infeksione dhe Imunitet “Peter Doherty” në Melburn është lavdëruar nga ekspertët. Madje njëri prej tyre e ka quajtur një zhvillim të rëndësishëm.

Për herë të parë, hulumtimi ka identifikuar katër lloje të qelizave imunitare që kanë luftuar Covid-19.

Ato janë vërejtur duke gjurmuar një paciente, e cila kishte simptoma mesatare të virusit dhe që më parë nuk kishte probleme shëndetësore.
47-vjeçarja nga Wuhani i Kinës ishte lajmëruar në një spital në Australi. Ajo kishte marrë veten brenda katërmbëdhjetë ditësh.
Profesoresha Kedzierska ka thënë se ekipi i saj kishte ekzaminuar “gjithë reagimin e imunitetit” te kjo paciente.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Tri ditë para se gruaja të fillonte të përmirësohej, qelizat specifike ishin vërejtur në qarkullimin e saj të gjakut. Në mesin e pacientëve me grip, këto qeliza shfaqen gjatë po të njëjtës kohë para rimarrjes së vetes.

“Ishim të mahnitur me rezultatet dhe me faktin se ne mund të kapnim aktualisht momentin e ngjalljes së qelizave imunitare në pacientin e infektuar para përmirësimit”, ka deklaruar ajo.

Të identifikuarit se kur qelizat e imunitetit mund të aktivizohen mund të ndihmojë në “parashikimin e kursit të virusit”.
Ministria e Shëndetësisë në Australi ka deklaruar se arritja shkencore ndihmon edhe “përshpejtimin” e gjetjes së vaksinës dhe trajtimeve të mundshme për pacientët e infektuar.

Share3TweetSendShareSend

Related Posts

AAK e mbledh sot kryesinë, në rend dite qeveria dhe zhvillime tjera politike
Lajme

AAK e mbledh sot kryesinë, në rend dite qeveria dhe zhvillime tjera politike

November 13, 2025
9
Tragjedi në Gjermani:Djali nga Kosova e humbë jetën në aksident trafiku
Lajme

Tragjedi në Gjermani:Djali nga Kosova e humbë jetën në aksident trafiku

November 13, 2025
13
Prokurorët nisin hetime: Grupe italianësh qëllonin civilët “për argëtim”  në Bosnjë
Lajme

Prokurorët nisin hetime: Grupe italianësh qëllonin civilët “për argëtim” në Bosnjë

November 13, 2025
15
Clark në këtë ditë do fillojë dëshminë në Hagë
Lajme

Clark në këtë ditë do fillojë dëshminë në Hagë

November 13, 2025
15
Sot në Suharekë varroset i riu që humbi jetën tragjikisht pas aksidentit në Bresje
Lajme

Sot në Suharekë varroset i riu që humbi jetën tragjikisht pas aksidentit në Bresje

November 12, 2025
7
Aktakuza për rezervat shtetërore ndaj Rozeta Hajdarit
Lajme

Aktakuza për rezervat shtetërore ndaj Rozeta Hajdarit

November 12, 2025
8
Next Post
Vjen njoftimi i radhës nga aeroporti “Adem Jashari”

Vjen njoftimi i radhës nga aeroporti “Adem Jashari”

Më të fundit

  • AAK e mbledh sot kryesinë, në rend dite qeveria dhe zhvillime tjera politike
  • Tragjedi në Gjermani:Djali nga Kosova e humbë jetën në aksident trafiku
  • Prokurorët nisin hetime: Grupe italianësh qëllonin civilët “për argëtim” në Bosnjë
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi