Një djalë 20-vjeçar ka vdekur pasi u qëllua gjatë një grabitjeje të rreme të filmuar për YouTube.
Timothy Wilks dhe shoku i tij u përpoqën të bënin një skenë më 5 shkurt në Nashville.
Ata mbanin thika të mëdha dhe iu afruan një grupi njerëzish, por njëri prej tyre nxori një armë dhe qëlloi të riun, raporton Unilad.
Miku i Wilks, emri i të cilit nuk u bë i ditur, i tha policisë se ata filmuan për YouTube, por 23-vjeçari David Starnes Jr. i cili qëlloi shokun e tij nuk kishte ide se ishte një video e rreme.
Policia u thirr në vendin e ngjarjes dhe Starnes pranoi se kishte qëlluar Wilks.
Ai pretendon se e bëri këtë në vetëmbrojtje ndërsa dyshja iu afrua me thika.
Asnjë akuzë nuk është ngritur kundër Starnes, megjithëse detektivët po vazhdojnë të hetojnë incidentin.