Rreth orës 17:45, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, një veturë është përfshirë nga zjarri.
Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë, Agron Borovci.
Ai ka thënë se policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë menaxhuar përhapjen e zjarrit.
Nuk raportohet për të lënduar.
“Aktualisht policia ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, u shpreh ai.