Një 15 vjeçar është therur me thikë në sheshin “Adem Preniqi” në Obiliq.
Dyshohet se ai është ther nga një femër.
Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.
Borovci tha se është identifikuar e dyshuara dhe se po vazhdon trajtimi i rastit në koordinim me prokurorin për të mitur.
“Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për lëndimin që ka marrë një i mitur i moshës rreth 15 vjeç. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në sheshin “Adem Preniqi” në Obiliq. Viktima dyshohet të jetë lënduar nga një mjet i mprehtë dhe të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ndërkohë që ka identifikuar të dyshuarën, dhe po vazhdon trajtimin e rastit në koordinim me prokurorin për të mitur” – tha Borovci.