Një vajzë 14-vjeçare është gjetur e pajetë pasditen e djeshme në fshatin Syzezë, Ura-Vajgurore, Berat.
Trupi i së miturës është gjetur pa shenja jete nga familjarët e saj, të cilët e kanë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit, por vajza me inicialet E. Ç. nuk ka mundur të mbijetojë.
14-vjeçarja është dërguar në morg ku pritet t’i nënshtrohet autopsisë, që do të zbulojë shkakun e vërtetë të vdekjes së saj.
Nga hetimet paraprake, dyshohet se e mitura mund të jetë vetëvrarë duke konsumuar një sasi lënde helmuese pesticid.
Megjithatë, shkaku përfundimtar i vdekjes pritet të përcaktohet nga mjekësia ligjore.