Një burrë rreth 50 vjeç ka humbur jetën sot në vendin e tij të punës pasi ra nga një lartësi e objektit ku po punonte në lagjen “Vetërnik” të Prishtinës.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 11:00 është marrë informata se një person, rreth 50 vjeç, ka rënë nga një lartësi deri sa ka qenë duke punuar në një objekt në lagjen Veternik . Si pasojë e lëndimeve, personi, mashkull (shtetas i huaj), ka ndërruar jetë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes”.
Ahmeti shtoi se policia në koordinim me inspektorët e punës dhe prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin.