Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi sot ka folur për grupin e parë të afganëve që do të arrijnë sot në Shqipëri.
Peleshi po ashtu ka dhënë detaje në lidhje me një shtetase shqiptare që ka mbetur ende në Afganistan.
“Ne jemi pjesë e mobilizimit për të përballuar pjesën tonë në këtë krizë, dhe duhet që të mirëkuptojmë gatishmërinë tonë për të marrë pjesën e ngarkesës që i tako dhe ky është rasti për pritjen e një pjesë të afganëve pasi vendi i tyre është në trazira, Shqipëria ka pranuar dhe duke u ngritur në lartësinë e përgjegjësisë që do të presim një kontigjen të grupit të afganëve.
Një shtetase shqiptare punonte atje për një organizatë të huaj dhe kemi pasur informacion nga familja dhe po bëjmë gjithçka duhet për të bërë dhe riatdhesimin e saj në vendin tonë”, është shprehur Peleshi.